Mançester Junaited ka zgjatur kontratën me mesfushorin ekuadorian, Valencia. Kontratat e këtij të fundit është zgjatur edhe me katër vjet të tjera. Valencia është shprehur i lumtur që do të ketë mundësinë të vazhdojë të luajë me Junaited deri në vitin 2015.
Rinovimi i kontratës së Valencias dhe blerja e mesfushorit Eshli Jang nga Aston Vila, kanë bërë që mediat të flasin për një largim të mundshëm të portugezit Nani.
Ky i fundit tashmë nuk e ka të sigurtë vendin në formacion dhe Ferguson duket se ka vendosur që ta nxjerrë në shitje mesfushorin.
Mediat italiane bëjnë me dije se portugezi kërkohet me ngulm nga ana e Juventusit, që pritet të bëjë një ofertë në ditët në vijim.
Junaited kërkon 20 milionë euro për mesfushorin e kombëtares portugeze, ndërsa bardhezinjtë janë të gatshëm që të ofrojnë vetëm 15 milionë. Por, palët mund të merren vesh dhe të bëjnë lëshime.