Pas Shnajder, edhe Maikon në Mançester, por tek Siti

3 Gusht 2011, 17:10Sport TEMA

Pas Uesli Shnajder, edhe mbrojtësi i djathtë brazilian, Dagllas Maikon, pritet që të përfundojë në Mançester, por tek Siti që drejtohet nga Roberto Mançini.

Sipas mediave italiane, dy lojtarët do të zhvillojnë edhe finalen e Superkupës kundër Milanit, ndeshje kjo që luhet të shtunën dhe më pas do të largohen.

Shnajder pritet që të përfundojë tek Junaited, për një shumë të përafërt me 40 milionë euro.

Ndërkohë, Maikonin Interi kërkon që ta shkëmbejë me Tevez, plus paratë që Siti nuk i ka kaluar akoma Interit për blerjen e Mario Balotelit sezonin e shkuar.

Mançester Siti e vlerëson Maikonin 15 milionë euro, ndërsa mësohet se Mançini e kërkon me ngulm mbrojtësin e kombëtares braziliane.

 

3 komente në “Pas Shnajder, edhe Maikon në Mançester, por tek Siti”

  1. Vini says:

    Lomona te shtrydhur!

  2. Vicidol Tropoja says:

    Vertet, vertet – lengu i tyre eshte convertuar ne SHURRE!

  3. gjysho dominoja says:

    Interi do te fitoje trofe kur te luaje Morati. Te mbaje mend trofete e dhuruara se vete nuk mund te fitoje asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje