Francezët e PSG duket se nuk përmbahen më në merkato. Pas blerjes së Sisoko, portierit Sirigu dhe talentit argjentinas, Havier Pastore, si dhe disa lojtarëve në kampionatin francez, PSG kërkon të marrë edhe sulmuesin bullgar të Mançester Junaited, Dimitar Berbatov.
Ky i fundit zyrtarisht nuk është në merkato, por, nëse shkon një ofertë për të, Junaited mund të vendoste ta shiste, duke qenë se tashmë bullgari nuk është më lojtar i formacionit bazë.
Nga kjo kërkon që të përfitojë PSG, që është gati të ofrojë 20 milionë euro për sulmuesin, një shifër kjo që vështirë se mund të refuzohet nga Junaited, duke qenë se flitet për një lojtar që tashmë i ka kaluar 31-vjeç.
bravo PSG kshu ka lezet ke qef me e pa tani kte skuader ?
I behen plot 102 milion euro te shpenzuara per blerje lojtaresh kete sezon, e rendit ne ranguen e ekipeve me te medha ne bote per nga shumat!
Per nje klub qe ka vetem 40 vite egzistence nuk jane pak.