Juve-Bajern, betejë për mbrojtësin Aleks

3 Gusht 2011, 15:00Sport TEMA

Juventusi dhe Bajerni i Mynihut duket se do t’i bëjnë edhe njëherë tjetër llogaritë bashkë, në këtë merkato vere, pas betejës së tyre për mesfushorin e Leverkusenit, Arturo Vidal.

Tashmë të dyja ekipet, sipas mediave britanike, janë vënë në gjurmët e mbrojtësit brazilian të Çelsit, Aleks. Për të dyja ekipet është prioritet që të marrin një mbrojtës qendror, të cilin e kanë identifikuar pikërisht tek braziliani.

Për këtë të fundit, Çelsi duket se nuk ka ndërmend që të bëjë lëshime, nëse ekipet e interesuara nuk ofrojnë 10 milionë euro.

Tashmë pritet kush do të triumfojë në këtë betejë, pasi të parën, atë për Arturo Vidal e fituan bardhezinjtë, edhe pse mesfushori kilian u kishte premtuar drejtuesve të Bajernit që do të shkonte tek bavarezët.

Kjo i ka acaruar së tepërmi marrëdhëniet mes Bajernit dhe Juventusit, aq sa pati edhe akuza të rënda mes drejtuesve kryesor të të dyja klubeve.

 

2 komente në “Juve-Bajern, betejë për mbrojtësin Aleks”

  1. Vini says:

    Perse e kerkojne kete koke-tulin?

    1. Objektiv says:

      Hahaha , se qendermbrojtesat qe kane jane me keq se ky !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje