E ardhmja e Antonio Kasandos duket se nuk do të jetë më tek Milani. Mediat italiane bëjnë me dije se ekziston mundësia që sulmuesi të transferohet tek Xhenoa.
Kasano nuk mundi që të bindte tek Milani gjatë sezonit të shkuar, duke mos luajtur asnjëherë si titullar. Për më tepër, tashmë ai konsiderohet si sulmues i katërt dhe do të ketë shumë pak mundësi që të luajë, nëse qendron tek Milani.
Për këtë arsye, barezi është duke menduar që të largohet, në mënyrë që mos të humbasë vendin e titullarit në kombëtaren italiane, në prag të Kampionatit Europian.
Sipas mediave italiane, Kasano ka lënë një takim në Ibiza të Spanjës me presidentin e Xhenoas, Preciozi, menjëherë pas ndeshjes së Superkupës me Interin.
Do të jetë pikërisht ky takim, i cili pritet që të vendosë nëse Kasano do të vendosë të kalojë tek Xhenoa, apo do të vazhdojë të qendrojë tek Milani edhe këtë sezon.
Ky ka mbaruar!