Barcelona është turpëruar gjatë një miqësoreje që ka zhvilluar në Amerikë ndaj Chivas, duke humbur me rezultatin e thellë 4-1. Barcelona kaloi në avantazh që në minutën e 4 me Vijën, por më pas pësoi plot katër gola. Kjo është humbja më e thellë e Guardiolës në një miqësore. Guardiola pas ndeshjes ka deklaruar se ekipi është mbrapa me përgatitjen. Në këtë ndeshje shumica e lojtarëve kanë qenë të stolit dhe të rinjtë.