Siti-Tevez, lamtumira shumë pranë

4 Gusht 2011, 17:53Sport TEMA

Duket se shumë shpejt, dëshira e sulmuesit argjentinas, Karlos Tevez për t’u larguar nga Mançester Siti, do të bëhet realitet.

Edhe pse ishte parashikuar që Tevez të kthehej tek Siti të mërkurën, pas pushimeve pak më të zgjatura, për shkak të Kupës së Amerikës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Siti ka vendosur që t’ja zgjasë pushimet Tevez, në mënyrë që ai të mos kthehet më në klub, deri sa të gjejë një ekip tjetër.

Kështu, Tevez nuk do të ketë mundësinë që të luajë në derbin përballë Junaited të dielën, në finalen e Superkupës.

Tashmë ai duhet të mendojë të gjejë një ekip tjetër dhe për momentin, alternative e vetme për të duket se është Interi, pasi për shkak të çmimit të lartë, asnjë ekip tjetër nuk ka shfaqur interes për argjentinas.

Nëse nuk arrin të gjejë dot një ekip deri në fund të merkatos së verës, Tevez rrezikon që të qendrojë në tribunë përgjatë gjithë sezonit.

 

2 komente në “Siti-Tevez, lamtumira shumë pranë”

  1. albaniafirst says:

    Le ta marre Skenderbeu i Korces

  2. Dean says:

    Bravo M-City! Ky karagjoz e meriton t’a lesh ne stol gjithe sezonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje