Feliks Magat i tregon derën brazilianit Diego

4 Gusht 2011, 18:02Sport TEMA

Volfsburg ka vendosur që ta largojë brazilianin Diego dhe këtë e ka bërë shumë të qartë trajneri Feliks Magat. Ky i fundit, gjatë një interviste për mediat gjermane është shprehur se Diego duhet të largohet, pasi nuk hyn në planet e tij.

“Diego duhet të largohet. Nëse nuk e bën një gjë të tillë, nuk do të luajë, por do të qendrojë në stol. Unë dhe klubi kemi rënë dakord që ai të shitet”, është shprehur Magat.

Diego i ka prishur marrëdhëniet me klubin gjerman në fund të sezonit të kaluar, kur nuk pranoi që të qendronte në stol në një prej ndeshjeve kyçe për qendrimin e Volfsburgut në Bundesligë.

Që atëherë klubi vendosi që ta nxirrte në shitje atë. Volfsburg kërkon 10 milionë euro për brazilianin. Deri më tani, për të ka shprehur interes vetëm Atletiko Madrid, ndërsa është folur edhe për një interesim të mundshëm nga ana e Liverpulit.

Diego deri dy vjet më parë konsiderohej si një prej lojtarëve më të talentuar, por sezoni i keq me Juventusin dhe pastaj problemet me Volfsburgun, I kanë ulur shumë vlerat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje