Interi i sezonit të ri mund të jetë shumë i ndryshëm nga ekipi i sezonit të kaluar. Tre prej lojtarëve kryesore të zikaltërve, Shnajder, Maikon dhe Eto, mund të largohen.
Largimi i Shnajder në fakt duket si një çështje ditësh. Mediat italiane bëjnë me dije se kalimi i tij tek Mançester Junaited është një çështje e sigurtë. Interi do të përfitojë 36.6 milionë euro nga shitja e holandezit.
Edhe Maikon pritet që të shkojë në Mançester, por tek Siti. Brazilianit mund t’i shtohet edhe Eto tek Siti.
Për të zëvendësuar këta lojtarë, Interi ka një plan. Fillimisht nga marrë nga Xhenoa mesfushorin sllovak, Kuçka. Objektivi tjetër, që është edhe më i rëndësishmi, quhet Karlos Tevez. Ky i fundit shihet edhe si goditja e madhe e zikaltërve. Ndërkohë, për të zëvendësuar Shnajder, drejtuesit e Interit janë duke menduar për mesfushorin e Lacios, brazilianin Hernandez.
Interi kedo qe te marri nuk fiton dot kampionat vete, po nuk ja dha federata Italiane e futbollit.