Ish-tekniku i Romës, Klaudio Ranieri, është rikthyer të flasë për kryeqytetasit, në mënyrë të veçantë për kapitenin e verdhekuqve, Françesko Toti.
Sipas Ranierit, Toti nuk stërvitej me të njëjtin intensitet gjatë javës dhe për këtë arsye është detyruar shumë herë që ta lërë në stol.
“Ndonjëherë nuk stërvitej me ritmet e detyruara nga e hëna në të shtunë dhe për këtë arsye detyrohesha ta lija në stol”, ka thënë ish-trajneri verdhekuq.
Megjithatë, më pas Ranieri e ngre ne qiell Totin, duke thënë se, “është lojtari më i madh që kam stërvitur. Nëse do të kishte lënë Romën për Barcelonën apo Mançester Junaited, do të kishte fituar disa herë çmimin Topi i Artë”.