Samuel Eto drejt rusëve të Anzhit për 20 milionë euro në vit

9 Gusht 2011, 17:10Sport TEMA

Ekipi rus, Anzhi, mund të bëjë blerjen më të madhe gjatë kësaj merkatoje. Drejtuesit e ekipit kanë vendosur që të afrojnë në ekip sulmuesin kamerunas të Interit, Samuel Eto.

Gjatë ditës së sotme, ata kanë pasur një takim me drejtuesit e Interit, me të cilët kanë folur për një transferim të mundshëm të Eto në Rusi.

Anzhi është gati që të paguajë 30 milionë euro për të marrë sulmuesin dhe Interi tashmë është duke u menduar seriozisht për shitjen e kamerunasit, pasi duke parë edhe moshën e tij, kjo do të ishte mundësia e fundit për të shitur për një shifër të tillë.

Eto nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të provuar edhe një eksperiencë në Angli, por kur në mes hyjnë paratë, dëshirat kthehen në gjëra dytësore.

Sipas mediave italiane, Anzhi pritet që t’i ofrojë sulmuesit të Interit plot 20 milionë euro në vit, duke e bërë kështu atë futbollistin më të paguar ndonjëherë në historinë e futbollit.

Anzhi i ka ofruar një kontratë 4-vjeçare kamerunasit, nga e cila do të përfitonte 80 milionë euro. Tashmë Eto po mendohet dhe ekziston një mundësi shumë e madhe aë ai të transferohet në Rusi.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje