Shaqiri, futbollisti i vitit në Zvicër

9 Gusht 2011, 16:59Sport TEMA

Xherdan Shaqiri, shqiptari nga Gjilani, gjatë një ceremonie gala, e ka fituar çmimin më prestigjioz në Zvicër. Ai është shpallur futbollisti i vitit në këtë shtet për performansën e tij në Kombëtaren e Zvcires, në një konkurrencë të fortë me futbollistë me emër.

19 vjeçari është shprehur i nderuar për arritjen.

“Jam i nderuar. Kjo e kurorëzon një sezon në të cilin Baseli fitoi titullin e ligës dhe kishim një paraqitje të suksesshme në Kampionatin U-21”, ka thënë Shaqiri, i cili gjithashtu luan për kombëtaren U21 të Zvicrës, të cilët arritën në finalen e kampionatit të mbajtur në Danimarkë këtë vit.

Ndërkaq, Alex Frei, bashkëlojtari i tij në kombëtaren e Zvicrës, është shpallur më i miri në ligë./zeri/

1 komente në “Shaqiri, futbollisti i vitit në Zvicër”

  1. raimondi says:

    Keta cunat tane qe lozin ne Zvicer jane te gjithe lojtare te shkelqyer –I kam pare ne ndeshje ,loznin shkelqyer qe te gjithe
    ———Kur ai komentatori anglez thoshte emrat e ketyre dukej sikur lozte KOMBETARJA SHQIPTARE

    ——- Te ishin keta me,ne do ishim te kualifikuar ne grup pa asnje dushim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje