Kampionati spanjoll, që pritet të fillojë në fund të gushtit, mund të shtyhet. Shkak për këtë është bërë kërkesa e futbollistëve, të cilët kërkojnë nga ana e Federatës Spanjolle të Futbollit, kontrata kolektive.
Lojtarët kanë kërkuar një marrëveshje me Federatën, në të kundërtën kanë kërcënuar se do të bllokojnë nisjen e kampionatit.
Një problem i tillë është present edhe në Itali, pasi edhe këtu, futbollistët kanë kërcënuar me shtyrjen e kampionatit, në rast se Federata Italiane e Futbollit nuk vendos për kontrata kolektive.