Batistuta: Eci dhe jam mirë me shëndet

11 Gusht 2011, 14:17Sport TEMA

Ish-sulmuesi i njohur argjentinas, Gabriel Batistuta, ka mohuar lajmet e mediave italiane, sipas të cilave, ai nuk mund të ecë dot, për shkak të problemeve shëndetësore.

“Gjendja ime shëndetësore? E di që në Itali thonë të kundërtën, por unë jam mirë. E di që shumë njerëz janë shqetësuar për mua, por jam mirë”, ka thënë Batistuta.

“Jam mirë dhe mund të eci. Kush më ka parë një muaj në Firnce, mund ta vërtetojë këtë gjë. Madje, luajta edhe golf me Prandelin”, ka thënë ish-sulmuesi legjendar i Fiorentinës, i cili ka mbetur në zemrat e gjithë tifozëve italianë.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje