Tashmë që largimi i kamerunasit Eto drejt rusëve të Anzhi është pothuajse I sigurtë, Interi është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për të. Përveç Tevez, që është objektivi kryesor, Interi është duke menduar edhe për alternative të tjera.
Mediat italiane një ditë më parë thanë se Interi është i interesuar edhe për Lavecin e Napolit, por duket se dy objektivat kryesorë janë sulmuesi i Atletiko Madrid, Diego Forlan dhe ai I Realit, Gonzalo Higuain.
Forlan është një objektiv më i arritshëm, ndërsa për argjentinasin Higuain do të jetë e vështirë, pasi Reali do ta transferojë Neimarin vetëm në dhjetor dhe për këtë arsye Murinjo mund të mos e lejojë largimin e tij.