Çesk Fabregas duket se më në fund e ka realizuar ëndrrën e tij për t’u rikthyer tek Barcelona. Të gjitha mediat spanjolle kanë bërë me dije gjatë ditës së sotme, se tashmë Fabregas mund të quhet lojtar I Barcelonës, pasi është arritur marrëveshja me Arsenalin.
Fabregas, sipas mediave, pritet që të lërë Londrën dhe të mbërijë në Barcelonë, ku dhe do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare. Barcelona do të paguajë për mesfushorin një shumë të përafërt prej 45 milionë eurosh.
Lojtarët e Barcelonës tashmë e kanë konfirmuar kalimin e Fabregas tek Barcelona. Viktor Valdes ka shkruajtur se “Po vjen”, duke iu referua ardhjes së Fabregas, ndërsa Pyjol dhe Pike i kanë uruar mirëseardhjen.
Kalimi i Fabregas tek Barcelona bëhet më Iisigurtë edhe për faktin se Venger nuk e ka grumbulluar atë për ndeshjen e nesërme kundër Njukasëll. Venger nuk ka grumbulluar për këtë ndeshje as Nasri, që pritet të transferohet tek Mançester Siti.
“Në fushë dua lojtarë të përqendruar 100%, nuk mund të aktivizoj lojtarë që nuk janë të motivuar. Për këtë arsye nuk I kam grumbulluar Fabregas dhe Nasri”, ka thënë trajneri Venger, i dëshpëruar që po humbet dy nga yjet më të mëdhenj të ekipit të tij.
45 milon pare e madhe ,jane bo futat si sklleverit hajde cvete hajde.