Hoze Murinjo duket se gjithmonë është i pakënaqur me gjykimin kur Reali ndeshet me Barcelonën. Kjo gjë ka ndodhur edhe gjatë finales së parë të Superkupës së Spanjës, e cila përfundoi 2-2.
Hoze Murinjo, dukshëm i pakënaqur me me gjykimin gjatë ndeshjes, nuk ka dalë në konferncë shtypi pas ndeshjes dhe ka dërguar zëvendësin e tij. Kjo, pasi nëse do të kishte dalë në konferencë, do ishte e pamundur që Murinjo mos të sulmonte arbitrat e ndeshjes.
Këtë gjë në fakt e ka bërë zevendësi i tij, Karanka. “Disa gjëra nuk kanë ndryshuar. Është për të ardhur keq që me të gjitha rastet, nuk arritëm të fitoninm”, ka thënë ai.
Ndeshja e finales së dytë luhet të mërkurën në Barcelonë.
ky vetem qahet kur nuk e mund dot barcelonen
Eshte Murriqi nje gangster apo nje qaraman?
Ne opinionin tim ai eshte nje qurravec qe nuk ka per te fituar asgje te rendesishme me Realin.
Po t’i referohemi ndeshjes se djeshme do te doja te dija dicka nga mbeshtetesit e Murriqit: Cfare meritonte KHADERA kur goditi ne fytyre ABIDAL? Gjyqtari nuk dha as te verdhe, si mendoni?
hoze murinjo nje “psikopat’i pashembullt.gjyqtaret drejtuan takimin me mjaft kompetence-madje duhet thene se nuk dhane nje karton te kuq per realin e madridit duke e favorizuar kete te fundit te vazhdonte te luante ende me 11 lojtare.ne takimin e kthimit nuk mendohet tjeter rezultat final-vecse:barcelona-3-real-0.
do fitoj gjithqka me realin ket vit edhe qe nuk jam ni simpatizues i realit murinjo eshte i madh.