Çesk Fabregas është prezantuar më në fund si lojtar i Barcelonës. Ai ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka dhënë dhe një konferencë për shtyp.
“E kam pritur shumë këtë ditë. Kthehem në shtëpi pas 8 vitesh, për t’u përballur me sfidën më të madhe të jetës sime”, ka thënë fillimisht Fabregas.
Mesfushori ka thënë se ka pasur edhe oferta të tjera, por ka dëshiruar gjithmonë Barcelonën.
“Dita për të ardhur këtu dukej sikur nuk do të vinte kurrë. Kisha edhe oferta të tjera, por zgjodha sfidën më të vështirë. Jam i sigurtë që me ndihmën e të tjerëve do ta fitojë këtë sfidë”, është shprehur i emocinuar Fabregas.
Ky i fundit ka thënë se nuk do të jetë e lehtë për të zënë një vend në formacionin titullar në ekip, duke parë përbërjen e Barcelonës. Por, ai është shprehur se ka besim tek vetja dhe është gati për një vend në formacion.
Në fund, Fabregas nuk mund të linte pa përmendur edhe ish-ekipin e tij, Arsenal, veçanërisht trajnerin Arsen Venger.
“Venger ka qenë një baba i dytë për mua. Nuk do ta falenderoj dot asnjëherë mjaftueshëm. Nëse jam këtu, një pjesë e madhe e meritës i takon pikërisht Vengerit”, pohoi mesfushori.
Blerja e Fabregas Barcelonës i ka kushtuar 29 milionë euro, plus 6 milionë të tjerë bonus. Fabregas ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me Barcelonën.
Trathtar….
edhe une e kom prit gjat valla.edhe pse tredhtar as nje lojtar nuk rrin te ni ekip per gjith jeten perveq messi kuptohet.fabregas<3