Lë futbollin për të shpërndarë fjalën e Zotit

15 Gusht 2011, 12:39Sport TEMA

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Milanit, Nikola Legrotalje, aktualisht 35-vjeç, ka mbetur pa ekip. Sezonin e kaluar ai u aktivizua tek Milani, por kuqezinjtë nuk ja kanë rinovuar kontratën.

Megjithatë, Legrotalje duket se nuk e ka shumë problem, pasi ai ka vendosur që të bëjë gjënë që dëshiron më shumë në botë, të flasë me njerëzit për besimin e tij dhe për Zotin. Legrotalje, një besimtar i krishterë protestan, ka thënë se nëse nuk gjen ekip të ri, do të punojë për të shpërndarë fjalën e Zotit tek njerëzit e tjerë.

“Nëse nuk do të vazhdoj me futbollin, atëherë misioni im do të jetë që të shpërndaj mesazhin e Zotit”, ka thënë Legortalje.

Ky i fundit është bërë besimtar prej disa vitesh dhe ka shkaktuar befasi tek futbollistët e tjerë, kur ka deklaruar se ka vite që nuk bën seks, për shkak se pret që këtë gjë ta bëjë me femrën me të cilën do të martohet.

 

3 komente në “Lë futbollin për të shpërndarë fjalën e Zotit”

  1. bimi says:

    pirdh pirdh te c’fryesh thuaj ketij futbolierit.

  2. net says:

    Edhe pse kam rezerva, ky eshte nje besimtar i vertet krishtere 1 ne nje milion sic thuhet…
    Ku jan te krishteret qe nuk e pergezojn per xhestin e tij te shenjte???

    Ska te krishtere por vetem ateiste, behen te krishtere vetem sa per tifozllek…

  3. D_malesia says:

    te krishtere ka me shum sec mendon ti MLYSH , TI ME SIGURI JE MENDIMI POR KE NDERRUAR EMER , get lost moran ………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje