Babai i mesfushorit të Çelsit, Obi Mikel, është rrëmbyer në Nigeri nga persona të paidentifikuar.
Mikel e ka marrë vesh ngjarjen vetëm gjatë ditës së djeshme, pak para ndeshjes së parë të Çelsit në Premier Ligë kundër Stok Siti.
Por, pavarësisht faktit të rrëmbimit të të atit, Mikel ka vendosur që të luajë dhe ka bërë një paraqitje pozitive.
Rrëmbimi i babait të nigerianit Mikel ka ndodhur të premten dhe deri më tani, rrëmbyesit nuk kanë bërë asnjë kërkesë.