Raul Gonazles drejt Blekbërn

16 Gusht 2011, 17:41Sport TEMA

Pas kampionatit spanjoll dhe gjerman, legjenda spanjolle, Raul Gonzales, mund të luajë edhe në kampionatin anglez.

Sipas mediave gjermane, ekipi i Premier Ligës, Blekbërn, ka paraqitur një ofertë për sulmuesin e Shalkes. Drejtuesit e klubit gjerman kanë thënë se do të takohen me lojtarin dhe nëse ky i fundit shprehet se kërkon që të largohet, atëherë me shumë mundësi ai do të lihet i lirë.

Raul duket se ka kontradikta me trajnerin e Shalkes, për shkak se ky i fundit ka vendosur që të aktivizojë atë më të tërhequr. Kjo ka bërë që ish-sulmuesi I Realit të mendojë seriozisht të largohet.

Spanjolli ka një kontratë deri në vitin 2012 me Shalken, por insistimi i Blekbërn dhe ideja që mund të provojë një tjetër eksperiencë, mund ta shtyjnë Raul që të largohet drejt Premier Ligës. Vendimi përfundimtar për këtë gjë pritet që të merret gjatë ditës së nesërme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje