Shtyhet fillimi i kampionatit shqiptar

16 Gusht 2011, 13:56Sport TEMA

Komisioni Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e jashtëzakonshme të ditës së sotme ka marrë vendimin për shtyrjen e fillimit të kategorisë superiore. Kampionati do të fillojë më datën 10 shtator, edhe spe ishte parashikuar në 24 gusht. Shkak është mungesa e licensimti të 9 skuadrave të superligës kombëtare.

Komisioni ka licensuar vetëm 5 skuadra, nga 14 gjithsej. 9 skuadrat e tjera nuk janë licensuar sepse ato nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara nga rregullorja e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-s.

Po ashtu, Komisioni ka refuzuar kërkesën për licensim për 3 stadiume të superligës. Stadiumet janë refuzuar sepse nuk plotësojnë kushtet e licensimit./ora-news/

 

2 komente në “Shtyhet fillimi i kampionatit shqiptar”

  1. england says:

    Kjo tregon paaftesine e Federates Shqiptare te Futbollit
    qe pervec se ka ne krye te saj nje njeri qe nuk ka bere nje ore te
    vetme sport ne jeten e tij,por dhe nje njeri te papergjegjshem.
    Nje gje e tille nuk ndodh ne asnje nga federatat ne evrope,kjo per
    arsyen e thjeshte se institucioni pergjegjes per organizimin e gares
    vendos ca rregulla ne krye te heres,dhe kush nuk i zbaton ato del jashte loje
    pra nuk merr pjese ne gare,ketu fillon truku ku Armand Duka(klani zemunit)
    nuk mund te perjashtoje nga gara ortaket e tij ne biznes,apo njerez qe ja mbushin
    xhepin me leke!!!pa folur pastaj per vartesit e tij qe jane ca menekine me kostum…

  2. Rani says:

    hahahahah komisioni i legeneve ncncncnc ne dore te kujt ka rene ai vend mozomakeq …………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje