Ndeshja jo e mirë dhe vështirësitë që mesfusha hasi në ndeshjen me Stok Sitin, ka bërë që drejtuesit e Çelsit të këmbëngulin për të aforuar në ekip mesfushorin kroat të Totenhem, Luka Modriç.
Mediat britanike bëjnë me dije se Çelsi ka bërë gati një ofertë tjetër për Totenhem, duke ofruar 34 milionë euro për kartonin e mesfushorit kroat.
Gjithashtu, Çelsi u ka bërë të ditur drejtuesve të Totenhem se mund të paguajë 31 milionë euro, plus të japë edhe mesfushorin Josi Benajun, që pëlqehet shumë nga trajneri i Totenhem, Heri Redknap.
Megjithatë, pavarësisht të dyja këtyre ofertave, drejtuesit e Totenhem duket se janë të vendosur që të rezistojnë dhe të mos lejojnë largimin e mesfushorit kroat drejt Çelsit.
Vetë Modriç është shprehur se kërkon që të largohet nga Totenhem drejt Çelsit, por realizimi i dëshirës së tij do të ketë i vështirë të realizohet. Të paktën këtë sezon.