Sulmuesi togoloez, Emanuel Adebajor, mund të luajë këtë sezon me Totenhem Hotspur. Ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Mançester Sitit, Roberto Mançini dhe për këtë arsye është nxjerrë në shitje nga klubi.
Mendohej se Adebajor do të blihej nga Real Madrid, ku dhe u huazua gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, por Murinjo nuk ka bërë ndonjë ofertë për sulmuesin.
Për këtë arsye, Totenhem ka bërë një ofertë konkrete dhe tashmë drejtuesit e klubit londinez kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Sitit, për të bërë të mundur transferimin e Adebajor.
Trajneri i Totenhem, Heri Redknap, ka thënë se ka shumë mundësi që Adebajor këtë sezon të luajë më klubin që ai drejton, por marrëveshja ende nuk është arritur.
Për të marrë sulmuesin togolez, Totenhem duhet të paguajë një shumë prej tetë milionë stërlinash.