Lojtarët e Barcelonës, pas finales së Superkupës me Realin, janë treguar shumë të ashpër me teknikun e madrilenëve, Hoze Murinjo.
Mbrojtësi Pike dhe mesfushori Ksavi kanë thënë se Murinjo po shkatërron futbollin spanjoll, duke nxitur futbollistët e tij për dhunë dhe veprime të egra.
“Nuk besoj se faji është i lojtarëve. Fituam 6-2 në fushën e tyre dhe nuk ndodhi e gjithë kjo. Por, tani marrin urdhëra nga një njeri që po shkatërron futbollin spanjoll. Duhet bërë diçka, pasi kjo situatë rrezikon që të përfundojë shumë keq. Lojtarët e Realit po i kalojnë limitet”, ka thënë mbrojtësi Pike.
Mesfushori Ksavi ka qenë edhe më i ashpër.
“Pamjet e Realit të Madridit janë për të ardhur keq, janë patetike. Ndërhyrja e Marselos ndaj Fabregas ishte kriminale dhe kafshërore”, ka thënë Ksavi.
fjale te verteta.reali vete nuk duhet me te lejoje te drejtohet nga nje i ‘smure mendor”si murinjo-qe mendon vetem- veteshkatrimin e ketij ekipi(realit) qe me pare ka qene ‘mrekullia e tete e botes’.
ja filluan tifozet e milanit..hhahha sa kam qesh…
Reali ka vite qe nuk eshte me ajo skuader qe ka qene mire qe erdhi Mourinjo qe po e kthen Realin e fuqishem…keto jane episode qe ndodhin…kush futet keq paguan me karton te kuq…ska asgje per tu cuditur…
ama dihet qe te gjithe ekipet e mira kur luajne kunder barcelones perhere do dalin me karton te kuq…
shkaqet jane nga me te ndryshmet dhe absurdet…sa shume qe e mbrojne kete skuader aman…thua se ca eshte…aty luajnte ca aktor stimulantesh te papare…
R.Madrit ka qene nje ekip i perkryer ,me fame botrore e sot eshte kther ne nje ekpi kafshesh me ne krye Moun.Lojtaret portugez jane me te poshtrit me ne kete ekip,jane vrastare.Portugezet dihen botrisht se kane qene piratet me te rrezikshem dhe ne kete ekip sillen tamam si pirate.Eshte per te ardhur keq se si nje ekip si Reali ben sjellje te pa hishme .Keshtu e ka kantandisur Mou si pat bere tek Interi qe kerkon me cdo kusht te fitoi.Po nuk vujne dore ne ekip drejruesit ka per te shkuar me keq ne te ardhmen.