Dilemat e Juventusit në merkato

17 Gusht 2011, 18:17Sport TEMA

Juventusi vazhdon që të jetë një nga ekipet italiane më aktive në merkato. Bardhezinjtë janë në kërkim të një mesfushori të majtë dhe të një mbrojtësi qendror.

Por, përpara drejtuesve të Juventusit shtrohet edhe detyra për të shitur disa prej lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Antonio Konte.

Bëhet fjalë për sulmuesit Iakuinta dhe Amauri, mesfushorët Martinez dhe Almiron, mbrojtësit Groso, Grigera dhe Sorensen, si dhe portierin Maninger.

Ndërsa shitja e këtyre të fundit është bllokuar, drejtuesit e Juventusit po bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për marrjen e një mesfushori të majtë, aq të dëshiruar nga ana e trajnerit Antonio Konte.

Deri më tani, tre janë alternativat më të preferuara për krahun e majtë. Bëhet fjalë për mesfushorin e Fiorentinës, Vargas, atë të Hamburgut, Elija dhe atë të Seviljas, Diego Peroti. Ky i fundit duket se është dhe i preferuari i Antonio Kontes.

Por, për blerjen e tyre ka një problem, pasi që të tre kushtojnë rreth 15 milionë euro dhe Juventusi nuk dëshiron që të paguajë një shumë të tillë.

Për këtë arsye, është duke u menduar edhe alternativa e mesfushorit uruguajan të Bolonjës, Ramirez, që në fakt është më pranë Fiorentinës.

Ndërkohë, për mbrojtësin qendror, dy alternativat kryesore mbeten uruguajani Lugano dhe braziliani Aleks.

 

2 komente në “Dilemat e Juventusit në merkato”

  1. cendurimmadhi says:

    Juvja ,me vjen keq qe e shpreh por e ka kot pasi trashegon nje semundje te vjeter ;nuk di te bleje.

    1. dobi says:

      Po normale, iken mjeshtrat e ndertimit te skuadrave, Moxhi me shoke

      Mjafton te kujtosh finalen e Botrorit Itali-France sa lojtare nga Juventusi kishin keto ekipe bashke?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje