Pipo Inzagi drejt rikthimit në fushë

19 Gusht 2011, 17:33Sport TEMA

Sulmuesi i Milanit, Filipo Inzagi, tashmë duket se është rekuperuar plotësisht nga dëmtimi i rëndë që pësoi sezonin e kaluar. Mediat italiane bëjnë me dije se tashmë ai është gati që të përballojë ndeshjet e ardhshme të kuqezinjve.

Inzagi ka marrë pjesë në një ndeshje stërvitore me Milanin dhe madje ka shënuar dy gola, duke shfaqur një formë të mirë fizike.

Inzagi mund të aktivizohet që të dielën me Milanin, kur kuqezinjtë do të përballen me Juventusin në finalen e trofeut “Berluskoni”.

Aktivizimi i Inzagit mund të ndodhë për faktin se Ibrahimoviç është dëmtuar, ndërsa Pato dhe Robinjo janë me pushime. Milani aktualisht ka në dispozicion vetëm Kasanon në sulm.

 

1 komente në “Pipo Inzagi drejt rikthimit në fushë”

  1. D_malesia says:

    ingazi tani duhet te rrije te mbledhe topat pas porte , nuk eshte ne gjendje te luaje me

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje