Përmbyllet shitja e Romës tek amerikanët

18 Gusht 2011, 17:21Sport TEMA

Tifozët e Romës më në fund mund të jenë të qetë, pasi kalimi i klubit në pronësi të pronarëve amerikanë është përmbyllur edhe zyrtarisht.

Italo-amerikani Tomas Di Benedeto ka nënshkruar sot mbylljen e marrëveshjes me Unicedrit, duke u bërë kështu pronari I ekipit kryeqytetas italian.

Kjo është hera e parë që një klub italian ka një pronar amerikan, pasi gjatë gjithë historisë, klubet italiane janë zotëruar nga vendasit.

Kalimi i Romës tek amerikanët është zvarritur për disa muaj më radhë dhe kjo ka bërë që tek klubi verdhekuq të ketë pasur një konfuzion.

 

1 komente në “Përmbyllet shitja e Romës tek amerikanët”

  1. I zhgenjyeri says:

    Gjynah qe i iku Tacit nga dora…, do te kishte qene me mire per Romen qe ta blinte “manjati” shqiptar, sepse do te ulej dhe cmimi i naftes ne Itali……. Gjynah per zotin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje