Bobo Vierin e bëjnë për spital

19 Gusht 2011, 17:44Sport TEMA

Ish-sulmuesi i njohur italian, Bobo Vieri, ka përfunduar në spital. Mediat italiane bëjnë me dije se ai është goditur nga një ish-bashkëpuntor i tij në biznes, i cili i ka thyer hundën Vierit.

Sipas mediave, Vieri ka qenë i ulur në një lokal, së bashku me disa miqtë e vet, kur është shfaqur Roberto Agado, një ish-bashkëpuntor i Vierit.

Ky i fundit është drejtuar nga ish-sulmuesi, duke bërë ngjasme sikur do ta përqafonte dhe në mënyrë befasuese e ka goditur atë në hundë, duke i shkatuar gjakderdhje.

Vieri ka reaguar menjëherë dhe i është hedhur në fyt, por është penguar nga miqtë e tij që ta rrihte paq.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, por Vieri i shkretë përfundoi në spital.

Dy muaj më parë ai u bë protagonist i një tjetër sherri, kur i hodhi duart në fyt paparacit të njohur, Fabricio Korona, i cili kishte provokuar Vierin me publikimin e disa fotove.

1 komente në “Bobo Vierin e bëjnë për spital”

  1. besi says:

    NUK JA Q… DOT RROBT AT?J KORONES !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje