Java e parë e Serisë A, e parashikuar për t’u zhvilluar gjatë fundjavës së ardhshme, rrezikon që të shtyhet.
Lajmi është bërë i ditur nga ana e përfaqësuesit të shoqatës së futbollistëve, Tomazi.
Përfundimi ka ardhur pas një takimi të drejtuesve të ekipeve të Serisë A dhe drejtuesve të shoqatës së futbollistëve.
Tomazi ka thënë se nëse nuk arrihet një marrëveshje për nënshkrimin e kontratave kolektive të futbollistëve, java e parë e Serisë A do të shtyhet.
Për të njëtin problem, edhe kampionati spanjoll, i parashikuar të niste të shtunën, u shty me një javë.