Mediat franceze: Kaka dhe Forlan drejt PSG

23 Gusht 2011, 12:44Sport TEMA

PSG duket se është i papërmbajtshëm në merkaton e kësaj vere. Pasi ka blerë disa futbollistës cilësorë, mes të cilëve edhe talentin argjentinas, Hernandez, klubi kryeqytetas kërkon të bëjë edhe dy goditje të tjera të mëdha.

Mediat franceze bëjnë me dije se objektivat e radhës të PSG janë braziliani i Realit, Kaka dhe uruguajani i AtletikoMadrid, Diego Forlan.

Kaka kërkohet edhe nga Interi, por paga e tij e lartë prej 10 milionë euro, mund t’i frenojë zikaltërit. PSG ndërkohë nuk ka probleme për paratë dhe Leonardo munda ta bindë brazilianin të transferohet tek PSG.

Për Forlan diskutimi është më i thjeshtë. Ai kushton mes 8-10 milionë euro dhe Atletiko do ta linte të transferohej.

1 komente në “Mediat franceze: Kaka dhe Forlan drejt PSG”

  1. AK says:

    PSG TA HARROJE NESE KAKA LEVIZ NGA REAL DO JETE VETEM LOJTAR I MILANIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje