Zarate, zëvendësuesi i Eto tek Interi?

23 Gusht 2011, 12:55Sport TEMA

Interi ka shtuar një tjetër emër në listën e sulmuesve që mund të zëvendësojnë kamerunasin Sameul Eto. Medita italiane bëjnë me dije se zikaltërit janë duke menduar që të marrin sulmuesin argjentinas të Lacios, Mauro Zarate.

Ky i fundit nuk ka marrëdhënie të mira dhe trajnerin Edi Reja dhe shihet si zëvendësues, edhe pse konsiderohet si një talent.

Lacio është e gatshme që ta japë borxh vitin e parë Zaraten, duke marrë 2-3 milionë euro dhe vitin tjetër ta shesë përfundimisht për 20 milionë euro.

Interi është duke e menduar seriozisht këtë mundësi, ndërsa objektivi kryesor duket se mbetet akoma sulmuesi uruguajan, Diego Forlan.

 

1 komente në “Zarate, zëvendësuesi i Eto tek Interi?”

  1. bllokman says:

    Po te mori Memellin dhe ne ven te shnajderit te mori devi muken dhe pastaj te vi te rregjistrohet te kampionati shqiptar se me kto lojtar qe po ble dhe peqinin se rref dot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje