Pas tratativave të shumta, mesfushori francez i Arsenalit, Samir Nasri, ka kaluar tek Mançester Siti.
Lajmi është bërë i ditur nga ana e Arsenalit, që ka konfirmuar shitjen e mesfushorit 24 vjeçar. Tashmë mbeten për t’u bërë vizitat mjekësore të tij, në mënyrë që Nasri të quhet përfundimisht lojtari i Sitit.
Siti me këtë blerje ka përforcuar ndjeshëm ekipin, ndërkohë që Arsenali, pas largimit të Fabregas, humbet një tjetër lojtar të rëndësishëm të ekipit.
E ardhmja e Arsenalit, duke parë edhe largimin e mundshëm të Arshavin dhe Bendtner, tashmë duke shumë pesimiste, sidomos pas fillimit të vështirë të kampionatit.
VU PARATE NJERZIT VDESIN PER BUKE KETA TALLIN LESHT ME PARATE
Samir Nasri se bashku me David Silven do te perbejne padyshim nje mesfushe puthuaj te barabarte si ajo e Barcelones tek Mannchester City. Pa diskutim titulli qysh tani mund te thuhet se do te diskutohet vetem nga keto dy skuadra te Mannchesterit.