Murinjo po mendon të largohet nga Reali i Madridit

23 Gusht 2011, 17:30Sport TEMA

Situata e tensionuar që është krijuar gjatë ditëve të fundit, pas finales së Superkupës së Spanjës me Barcelonën, ka bërë që Hoze Murinjo të mendojë seriozisht largimin nga Reali.

Portugezi shikohet si shkaktari kryesor për situatën e krijuar dhe tashmë nuk e ndjen më besimin e drejtuesve të klubit.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Murinjos, Eladio Parames, që ka thënë se “Hoze nuk ndihet i mbështetur nga klubi dhe po mendon që ta lërë Realin”.

Por, vetëm pak minuta pas këtij pohimi, zëdhënësi i Murinjos e ka përgënjeshtruar lajimin, duke thënë se “nuk i kam thënë kurrë ato fjalë, Hoze do të qendrojë tek Reali.

Pavarësisht këtyre, një gjë duket e sigurtë, Murinjo është në pikën e tij më të ulët si trajner, pas situatës konfliktuale që ka krijuar me Barcelonën dhe pas gjesteve të tij aspak sportive.

2 komente në “Murinjo po mendon të largohet nga Reali i Madridit”

  1. Brazili says:

    Na plasi bytha se po ik Murinjo,me mire,se i lujti menc futbollistet e Realit, tifozet madrilenet dhe Spanjen bashke.Luan Reali futboll si para 50 vjetesh.Ishalla iken.

  2. +10 says:

    Do e mari Taci i Salimutit, thone. Te shohim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje