Shqipëria, 2 pozicione më lart në renditjen e FIFA-s

24 Gusht 2011, 13:03Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare gjendet në vendin e 57-të në renditjen e përmuajshme të FIFA-s duke ngjitur 2 pozicione në klasifikim me muajin e kaluar.
Në renditjen e FIFA-s Hollanda zë vendin e parë duke zbritur më poshtë në tabelë Spanjën e cila prej më shumë se një viti e mbante këtë pozicion. Humbja e kampionëve të botës në fuqi në miqësoren ndaj Italisë ka ndikuar në këtë ndryshim në krye të klasifikimit.

Gjithashtu në renditjen e FIFA-s Uruguaji është shpallur ekipi më i mirë i Amerikës Latine duke zënë vendin e pestë, i ndjekur nga Brazili në vend të gjashtë.

Në këtë renditje kanë ndikuar 66 ndeshjet zyrtare të zhvilluara mes kombëtareve të ndryshme në të gjithë botën, 60 ndeshje prej të cilave kanë qenë miqësore.

Ja renditja e 10 skuadrave të para:

1. Hollandë 1.596 pikë
2. Spanjë 1.563
3. Gjermani 1.330
4. Angli 1.177
5. Uruguaj 1.174
6. Brazil 1.156
7. Itali 1.110
8. Portugali 1.060
9. Argjentinë 1.017
10. Kroaci 1.009

2 komente në “Shqipëria, 2 pozicione më lart në renditjen e FIFA-s”

  1. Gjethi i thate says:

    Pase ndeshjes me francen ne do zeme vendin e 11,pas kroacise!!!

  2. Shqiptaro Australiani says:

    Futi edhe nje njesh edhe behet 111 atje do perfundojme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje