Mesfushori i Çezenës, Emanuele Xhiakerini, është lojtari më i ri i Juventusit. Bardhezinjtë kanë arritur një marrëveshje me klubin e lojtarit dhe tashmë mungon vetëm firma e lojtarit, për të zyrtarizuar blerjen e Xhiakerinit nga ana e Juventusit.
Mësohet se torinezët do të paguajnë 3 milionë euro për mesfushorin e majtë, si dhe do t’i japin Çezenës borxh mesfushorin uruguajan, Martinez.
Juventusi ishte prej kohësh në kërkim të një mesfushori të majtë dhe tashmë e ka blerë një të tillë, edhe pse në fakt Xhiakerini nuk është zgjedhja e parë e bardhezinjve.