Fatos Beqiraj është futbollisti i parë që pas luftës ka dalë nga futbolli kosovar e që arrin në garën më të fortë evropiane të klubeve, Ligën e Kampionëve. Beqiraj në fazën grupore të Ligës së Kampionëve do të paraqitet me kampionen e Kroacisë, Dinamon e Zagrebit.
Sulmuesi pejan nga futbolli kosovar është larguar në fillim të vitit 2008. 23-vjeçari në Kosovë kishte luajtur për Besën dhe Shqiponjën e Pejës. Në fillim të vitit 2008 kaloi te Buduqnosti i Podgoricës, për të cilën skuadër luajti deri në gusht të vitit të kaluar. Para një viti Beqiraj u transferua te gjiganti kroat, Dinamo.
“Rruga nga kampionati i Kosovës deri në Ligën e Kampionëve ishte e vështirë. Por unë gjithnjë i kam ndjekur ëndrrat dhe synimet që kisha. Kam ëndërruar që një ditë të luaj në Ligën e Kampionëve dhe këtë e kam arritur me shumë punë e djersë”, ka thënë Fatos Beqiraj të mërkurën për gazetën. “Kalimi në Buduqnost u tregua shumë i qëlluar. Me këtë skuadër jam paraqitur në ndeshje ndërkombëtare, ndërsa falë paraqitjeve të mira jam ftuar edhe në përfaqësuesen e Malit të Zi. Kur erdhi oferta e Dinamos nuk kam hezituar që ta pranoj pasi synimet e klubit më të madh në Ballkan përputheshin me synimet e mia. E dija që me Dinamon mund të realizoja ëndrrën që të luaj në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar Beqiraj.
Dinamo kualifikimin në Ligën e Kampionëve e siguroi të martën mbrëma. U mposht 2:0 nga Malmo në Suedi, por u kualifikua falë fitores 4:1 në ndeshjen e parë. Golin e katërt, që doli të jetë vendimtar e ka realizuar pikërisht Beqiraj. Ai në ndeshjen e dytë luajti deri në minutën e 58-të. U zëvendësua kur rezultati ishte i barabartë. Dinamo në fazën grupore është kualifikuar për herë të parë pas 12 vjetësh.
“Dinamo në fazën grupore nuk do të paraqitet vetëm sa për të luajtur. Kemi skuadër cilësore dhe mund të prishim planet e skuadrave të mëdha evropiane. Do të synojmë të marrim rezultate të mira, ndonëse do të jetë vështirë”, ka thënë Beqiraj.
Shorti për fazën grupore, ku paraqiten 32 skuadrat më të mira evropiane do të hedhet të enjten (sot) nga ora 17:45 në Monaco. Dinamo bën pjesë në vazon e katërt. Në grup do të ketë njërin prej gjigantëve evropianë, Barcelonën, Manchester Unitedin, Chelsean, Bayern Munchenin, Real Madridin, Porton, Interin apo Milanin.
“Gjithnjë kam qenë adhurues i Real Madridit. Kam dëshirë që të luajmë në një grup me këtë skuadër dhe të paraqitem në ‘Santiago Bernabeu'”, ka treguar Beqiraj.
Pjesë e Dinamos është edhe mbrojtësi shqiptar Arjan Ademi që aktualisht është i lënduar. Në fazën grupore do të paraqitet edhe Blerim Xhemajli i Napolit, si dhe treshja e Baselit, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Taulant Xhaka./KD/
ky eshte nje maskara i llojit te tij. luan per malin e zi ky faqezi e shqiptaret atje burgosen se kerkojne nje komune. pejen e tij malazezet e kan djege e masakru e ky ngodhesire per pak dinare te qelbur shet identitetin. kam bindje se sikur te kishte jetuar me heret do te ishe ba UDB-ash me damke.
Mos ngaterro sportin me politiken, malazezet e kane deshmuar se nuk jane si serbet. Me ta na lidh edhe gjaku, pyeti pleqte e malsise te tregojn me mire.
Kolonizimi i Kosoves me shume eshte bere me malazez sesa me serb. Po Plava, Gusia, Hoti, Gruda, Kelmendi, Ulqini, Tivari te pergjakur e te sakotosur nuk mjaftojne.