Akuilani flet si milanist: Këtu, për t’u rikthyer në majë

25 Gusht 2011, 17:14Sport TEMA

Alberto Akuilani ka kryer vizitat mjekësore gjatë ditës së sotme dhe tashmë pret që të firmosë më Milanin.

Ndërkohë, ai ka dhënë deklaratën e parë si një lojtar kuqezi, duke thënë se tek Milani shpreson që të arrijë majat.

“Jam mjaft i kënaqur për kalimin tek Milani, kjo është një mundësi e mirë për karrierën time”, ka thënë mesfushori i kombëtares italiane, që gjatë sezonit të fundit u aktivizua tek Juventusi.

Akuilani tek Milani pritet që të zëvendësojë Pirlon, gjë që nuk do të jetë e lehtë, ashtu siç dhe shprehet ai vetë: “Unë kam karakteristika të ndryshme nga Pirlo, por zëvendësimi i tij është një përgjegjësi më shumë për mua”.

Akuilani është marrë nga Liverpuli në formën e huazimit, me detyrimin që në fund të sezonit të blihet nga ana e Milanit për 6 milionë euro.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje