Zyrtare, shtyhet java e parë e kampionatit italian

26 Gusht 2011, 12:40Sport TEMA

Tashmë është zyrtare: kampionati Italian nuk do të nisë këtë të shtunë. Federata italiane e Futbollit dhe shoqata e futbollistëve nuk kanë gjetur dot një marrëveshje dhe për këtë arsye java e parë e Serisë A do të shtyhet.

Federata dhe shoqata e futbollistëve nuk kanë gjetur dot një marrëveshje për kontratat kolektive të lojtarëve, pavarësisht negociatave të shumta.

Një javë më parë, për të njëjtin problem u shty me një javë edhe kampionati spanjoll.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje