Manchester City nuk ka të ndalur

28 Gusht 2011, 16:34Sport TEMA

Skuadra e Cityt ka arritur të shënoj fitoren e tretë radhazi në Premier Ligën angleze, pasi këtë here ka mposhtur Tottenhamin në udhëtim me rezultatin 1:5. Dzeko ishte protagonisti kryesor i këtij takimi i cili shënoi katër gola.

City e filloi mirë takimin duke sulmuar pandërprer portën e Tottenhamit. Ishte i transferuari nga Arsenal, Samir Nasri ai i cili e shërbeu për mrekulli sulmuesin Edin Dzeko që shënoi për epërsinë e Cityt në minutën e 34-të. Nuk kaloi edhe shumë kohë dhe mysafirët dyfishuan epërsinë me golin e dytë të shënuar nga Dzeko i cili realizoi në minutën e 41-të përsëri asistues Samir Nasri.
Në pjesën e dytë përsëri supersulmuesi Dzeko shënon golin e tij të tretë për debaklin e Tottenhamit në minutën e 55-të. Ndërsa në minutën e 60-të të takimit Sergio Aguero arriti të shënoi golin e katërt për Cityn. Në minutën e 68-të vendasit arritën të shënojn golin e nderit me anë të Kaboul. Ndërsa për rezultatin e thellë 1:5 u përkujdes kush tjeter pos Dzeko në minutën e 90-të.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje