Manchester turpëron Arsenalin, fiton 8:2

28 Gusht 2011, 19:28Sport TEMA

Manchester United ka arritur ta mposhtë skuadrën e Arsenalit në takimin derbi të kësaj jave në Premier Ligë.

Takimi i zhvilluar në ‘Old Trafford’ ka përfunduar me fitoren e thellë të vendasve me rezultatai 8;2. Zhvillohej minuta e 22-të dhe United kalon në epërsi me golin e shënuar nga Welbeck. Nuk kaloi shumë kohë dhe vendasit shënuan edhe golin e dytë me realizator Ashley Young në minutën e 28-të. Për ta thelluar edhe më shumë epërsin u përkujdes, sulmuesi Wayne Rooney i cili shënoi në minutën 41-të. Ndërsa mysafirët në minutën e 45-të shënojn për ta ngushtuar epërsinë me anë të Theo Walcott. Me këtë epërsi të vendasve u mbyll pjesa e parë e këtij derbi.
Në pjesën e dytë përsëri United tregohet më e fortë dhe arrin ta bëjë rezultatin edhe më bindës duke arritur të shënoi edhe tre herë në minutë e 64-të Rooney në minutën e 67-të Nani dhe Park në minutën e 70-të. Skuadra mysafire shënon edhe një herë në minutën 74-të me golin e Van Persi për ta zbutur sadopak epërsin e lartë të vendasve. Por nuk përfundoi e tëra këtu pasi United arrinë edhe golin e shtatë me anë të Rooney i cili shënoi nga penaltia për ta kompletuar het-trikun në minutën e 82-të dhe Young në të 90-të për humbjen katastrofale të Arsenalit.
Duhet theksuar se Arsenal takimin e përfundoi me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Jenkinson në minutën e 77-të.

6 komente në “Manchester turpëron Arsenalin, fiton 8:2”

  1. indrit says:

    po sa here e paske perdorur fjalen “epersi” mor aman? po nga na mbiu kjo fjala epersi, me perdorim kaq te gjithanshem! Shume nga gazetaret e sotem, te vetedishem se e kane bjerrur pak gjuhen shqipe, dhe pa dashje e kane “pasuruar” me fjale te huaja, mezi presin te degjojne nje fjale qe se kishin ditur me pare ne shqip dhe na e persorin vend e pa vend. S’me harrohet ajo gazetarja e News-24, qe direkt nga komisioni i zgjedhjeve, perseriste çdo dy minuta qe Filani eshte ne epersi me filanin kaq vota, kur shume mire ndonjehere mund te thoshte thjesht p.sh “Edi Rama eshte para me kaq e aq vota”. Pak nga pak edhe ne garat e makinave, nje pilot s’do jete para por ne epersi ndaj nje tjetri, edhe kampionati nje skuader X s’do jet kaq pike para, por kaq pike ne epersi ndaj skuadres Y.Madje ajo qe do fitoje s’do jete skuadra e pare ne klasifikim, por skuadra “e eperme” e kampionatit (per çudi kjo e fundit sikur ka me shume kuptim). Dhe e fundit, fjala epersi ne rasen kallzore eshte epersine dhe jo thjesht epersin.Jo po me qe duam te insistojme me “shqipe te kulluar”

  2. Vicidol Tropoja says:

    Wenger – largim pa kushte!
    Kur te tjeret forcohen, Wenger shet Fabregas & Nasri! E cuditshme, apo jo? Me ke pret te fitoje ai?

    1. bullshit says:

      sala ka aftesi ta drejtoje arsenalin ne rrug te mbare se keshtu jan per tu ardhur keq apo jo vicidoli?

  3. EDI DETROiT says:

    Bull, si I mencur dhe nga veriu apo Kosova nga je mund te ma shpjegosh comment.tend ?? @

  4. Vicidol Tropoja says:

    Ke te drejte”bullshit”: Salehu si fillim do te dergoje ne Londer Damir Fazllic-in. Me vone, pasi te blejne fushat ku stervitet Arsenali, do te hyje ne loje Gita (ndoshta dhe Zeni) dhe me Arben-tome-sashenken me siguri do te shpallen kampione.
    Arsenali do te shnderrohet ne superfuqi (si Salistani-fuqi energjitike, hahahahhhhh).

  5. Otoni says:

    Vazhdoj te kem besim te aftesite drejtuese te Vengerit. Vertet nuk ka futbolliste cilesore, por fale talentit te tij si trainer, kam shume shprese se do ta kaloje krizen. Per mua flitet thjesht per nje krize te ekipit. Sidoqofte, le ta ndjekim me interesim rrugen e ketij ekipi te famshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje