Braziliani Kaka ka ripërsëritur faktin se nuk ka ndërmend që të largohet nga Reali, duke mbyllur kështu portën për ekipet që kanë shfaqur interes për të.
“Dëshiroj të luaj tek Reali dhe të qendroj këtu. Këtë e kam thënë gjithmonë. Zërat që qarkulllojnë për largimin tim janë të pavërtetë”, ka thënë braziliani, që gjatë ndeshjes së djeshme me Saragozën ka luajtur 30 minuta dhe ka shënuar një gol të bukur në fitoren e thellë 6-0 të Realit.
Për brazilianin është përfolur mundësia e rikthimit të tij tek Milani, ndërsa kanë shfaqur interes edhe Interi, Arsenali e PSG.
Po te isha ne vendin e tij do te zgjidhja Arsenal-in.
Me grupin e ri qe ka Arsenal dhe me menyren qe drejton Wenger, Kaka do te rikthehet vertet ne formen e tij. Atje mungon truri ne fushe dhe jo fuqite. Uroj te ndodhe keshtu!