Seria A duket se nuk do të shtyhet më dhe do të fillojë më 10 shtator. Kjo është konfirmuar nga ana e përfaqësuesit të futbollistëve, Damiano Tomazi.
“E konfirmoj se do të luhet më datat 10 dhe 11 shtator, sepse dëshira jonë është që të zbresim në fushë”, ka thënë Tomazi.
Seria A ishte parashikuar të niste më 27 gusht, por u shty për shkak se nuk u gjet një zgjidhje për kontratat kolektive të futbollistëve.