Cana premton luftë kundër Francës

30 Gusht 2011, 13:09Sport TEMA

Lorik Cana ka porositur Përfaqësuesen e Francës që mos të llogaritë në fitore të sigurt për përballjen e 2 shtatorit që zhvillohet në “Qemal Stafa” të Tiranës. Shqipëria e pret Francën në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2012”.

Mesfushori kosovar ka thënë se Kombëtarja e Shqipërisë nuk dorëzohet asnjëherë dhe se është e gatshme të luftojë deri në fund kundër francezëve.

Franca vlerësohet ndër përfaqësueset më të forta në Evropë. Zë vendin e parë në grupin D me 13 pikë të mbledhura, kurse Shqipëria është e parafundit (5) me tetë pikë. Të dy përfaqësueset kanë luajtur nga gjashtë herë në eliminatoret për evropianin që vitin e ardhshëm mbahet në Poloni e Ukrainë.

“Do të jetë një ndeshje emocionuese për mua, sepse kam luajtur në ekipet më të rëndësishme të Francës, PSG e Marseille. Njoh shumë lojtarë të Francës, shumicën i kam pasur shokë”, ka thënë Cana për mediumet italiane. “Është e sigurt se do të jemi të gatshëm për luftë. Shqipëria nuk dorëzohet asnjëherë”, ka shtuar Cana, që vlerësohet lider në Kombëtaren e Shqipërisë.

Cana 28-vjeçar, gjatë kësaj vere është transferuar te Lazio nga Galatasaray. Ai ka thënë se dëshiron t’i japë fund karrierës në ekipin nga Roma. Cana me Lazion ka kontratë pesëvjeçare.

9 komente në “Cana premton luftë kundër Francës”

  1. ceni says:

    Keni 10 Milion shqiptare qe ju perkrahin, mos u dorezoni.

    1. raimondi says:

      Ne do i marrim pike Frances –Me shume per inatin e ketyre palacove qe postojne ketu komente negative

      — Go Albania ! –Nuk ka rendesi rezultati–rendesi ka te lozni me shpirt fitoreje , pa frike

  2. butrinti says:

    O Lorik, megjithe respektin do te ishte mire ti benit komentet pas ndeshjes. Megjithate ju uroj suksese edhe pse jam shume skeptik.

    1. vinny says:

      Pas ndeshjes te beje sa te doje komente, se blen njeri gazetes te lexoje se dihet rrezultati.
      Frikacaku dhe i pafati ndjen nevojen te afirmohet, i forti nuk e ndjen kete nevoje keshtu qe flasin veprat per te.

  3. RrumpallateBerishes says:

    Ne na pelqen ta hedhim shurren perpjete e pastaj na bie ne surrat.Flisni me loje dhe jo me pallavra neper gazeta.

  4. spartan says:

    euforik-i guximshem-po me sa shihet edhe i vetem ne “LUFTE” kunder “gjelave” te eger franceze.te gjithe te sakrifikonin sa cana-dhe franca do te permbysej.jane vetem 90 minuta -.a do te arrijme te thyejme brenda ketyre minutave -ish kampionet e botes????a do te jemi edhe ne per nje dite te vetme ‘kampionet e rinj te botes”????????? ora po afron-shqiperia luan me 10 milion-ndaj fitorja duhet menduar cdo cast edhe ne rast se jemi ne disavantazh.edhe guri me i forte “thyhet’ kur jemi te bashkuar.fat dhe fitore shqiperia jone.

  5. ik o pirdhu says:

    Te krahasosh francezet me ne eshte si te krahasosh kullen eifel me lapidarin e vores. Francezet kane mare kuzhinier me vete dhe hane havjar, keta tanet hane ashure ne qyteti studenteve. Keta jane bere me keq se politikanet, shesin pordhe neper intervista dhe gazeta dhe mbajne njerzit me shprese. Ik O PIRDHU ……

  6. andi says:

    Po tre shikoni intervisten e Larent Blank, trajnerit te France dje ne Gazeta, ai thoshte qe te pakten te mos pesojme demtime fizike, dhe nuk ka problem po humbem pike ne shqiperi sepse kryesorja do jete te mos kemi plagosje fizike nga shqipetaret.
    Eshte domethenese kjo frike qe evropianet kane nga ne qe sikurse dhe ne Politike kemi shtaza ashtu edhe ne fotboll nuk kemi nejrez me dy gram tru por shtaza qe din vetem me “te kajt non e moter !!!” Dhe kerkojme te hyjme ne Evropoe !!!???

  7. AK says:

    NE JEMI KETA QE JEMI ATA JANE ATA QE JANE. JEPNI MAKSIMUMIN CUNA KETE JU KERKOJNE TE GJITHE TIFOZET TE LUANI PER BLUZEN DHE FALMURIN KUQ E ZI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje