Juventusi ka bërë një tjetër goditje në merkato, teksa ka marrë edhe mesfushorin e majtë të Hamburgut dhe kombëtares holandeze, Eljero Elia.
Lajmi është konfirmuar tashmë nga ana e Hamburgut dhe pritet që të zyrtarizohet edhe nga Juventusi.
Elia ka braktisur grumbullimin e kombëtares holandeze dhe ka mbërritur në Torion për të kryer vizitat mjekësore.
Mesfushori, që konsiderohet një nga më të talentuarit nga brezi i ri i holandezëve, do t’i kushtojë Juventusit rreth 10 milionë euro. Për Elian është përgatitur një kontratë katër vjeçare, nga e cila ai do të përfitojë 2 milionë euro në vit.
KY ESHTE SUPER LOJTAR UNE JAM MILANIST PO KJO ESHTE BLERJA ME E MIRE QE KA BERE JUVJA