Mesfushori Ouen Hergrivs mund ta vazhdojë karrierën e tij në Mançester, por këtë radhë tek Siti, jo Junaited.
Mediat britanike bëjnë me dije se 30-vjeçari është duke kryer vizitat mjekësore tek Siti dhe pritet që të nënshkruajë një kontratë me këtë klub.
Hergrivs kaloi tek Junaited në vitin 2007 nga Bajerin dhe konsiderohej si një prej përforcimeve më të rëndësishme për klubin e Aleks Ferguson.
Por, nga viti 2008, Hergrivs luajti vetëm në dy ndeshje, për shkak të problemeve me dëmtimet dhe për këtë arsye Junaited vendosi që moa ta rinovojë kontratën e tij.