Cana synon shtatë pikë në katër ndeshjet e fundit

1 Shtator 2011, 13:05Sport TEMA

Mesfushori kosovar Lorik Cana thotë se do të ishte sukses historik nëse Kombëtarja e Shqipërisë mbyll eliminatoret për “Euro 2012” me 14 pikë të mbledhura. Në një intervistë për sajtin zyrtar të Federatës së Futbollit të Francës, lojtari i Shqipërisë ka thënë se në ndeshjet e mbetura “kuqezinjtë” synojnë të fitojnë edhe 6 apo 7 pikë. Rezultatet e deritashme të Shqipërisë, sipas Canës janë të pranueshme.

Shqipëria të premten luan kundër Francës në “Qemal Stafa” të Tiranës, në kuadër të eliminatoreve për evropianin e vitit të ardhshëm.

Në gjashtë ndeshjet e deritashme, Shqipëria ka fituar tetë pikë që i mjaftojnë për vendin e parafundit (5) në grupin D eliminator. Deri në fund të eliminatoreve, kombëtarja luan edhe katër ndeshje. Më 6 shtator luan si mysafire me Luksemburgun që është i fundit në grup, ndërsa në tetor i luan edhe dy ndeshje tjera. Më 7 tetor luan si mysafire me Francën, ndërsa më 11 tetor e pret Rumaninë në ndeshjen e fundit të këtij cikli.

“Në katër ndeshjet e fundit mund të marrim 6 apo 7 pikë. Është synim i madh, por mendoj se mund të arrihet”, ka thënë Cana. “Nëse përfundojmë këto eliminatore me 14 pikë, do të ishte historike për Shqipërinë”.

Futbollisti me përvojë të gjatë në kampionatin francez ka vlerësuar se Franca është favorite absolute për të fituar vendin e parë në grup. Franca i prinë grupit D me 13 pikë të tubuara në gjashtë ndeshje, kurse vendin e dytë e zë Bjellorusia me 12 pikë.

“Francën e shoh si favorite absolute të këtij grupi. Logjikisht Franca duhet të renditet në pozitën e parë. Ekipi është i përbërë nga yjet, si Samir Nasri e Steve Mandanda me të cilët kam luajtur te Olympique Marseille”, tha Cana. “Në momentin që do të dalim në fushë nuk do të ketë ndjenja për të kaluarën. Franca vjen për fitore. Do të jetë ndeshje shumë interesante, duke pasur parasysh faktin se gjatë këtyre eliminatoreve ende nuk jemi mposhtur në shtëpi”, ka shtuar Cana.

Ai ka thënë se humbja e fundit në eliminatore nga Bosnjë-Hercegovina (2:0) ka ndaluar hovin e Shqipërisë për të synuar pozitën e dytë në grup.

“Na ndali ajo humbje, por ne kemi vazhduar përpara. Shqipëria ka shënuar rezultate të mira në vitet e fundit, të cilat na mundësuan vazon e katërt për shortin kualifikues të Botërorit 2014”, tha ai.

Mesfushori kosovar ka folur edhe për kohën e kaluar në Francë. Ai nga viti 2002 deri në vitin 2005 ishte pjesë e PSG-së, ndërsa më pas deri në vitin 2008 luajti për Olympique Marceille. Aktualisht është pjesë e Lazios.

“I kam përjetuar katër finale të Kupës së Francës, dy me PSG dhe dy me Marseillen. Kanë qenë vite të mrekullueshme për mua. Në Paris kam nisur karrierën profesioniste për t’iu bashkuar Marseillet ku isha kapiten. Jam shumë i lidhur me Francën dhe gjithashtu kam dy shtetësi”, ka thënë Cana.

Debatik Curri në ndeshje kundër Francës mund të paraqitet në mesfushë e jo në qendër të mbrojtjes, ku aktivizohet rregullisht në takimet e kombëtares. Përzgjedhësi Josip Kuzhe e ka provuar Currin në mesfushë në ndeshjen stërvitore të luajtur të martën. Ai edhe në miqësoren me Malin e Zi kishte luajtur në mesfushë, në pjesën e dytë.

“Për mua nuk është problem, mund të luaj edhe në mesfushë edhe në mbrojte. Jemi këtu për t’i shërbyer kombëtares dhe unë do të jap maksimumin pa marrë parasysh se ku aktivizohem”, ka thënë Curri të mërkurën në konferencë për shtyp.

Nëse ai paraqitet në mesfushë, në stol do të mbetet kapiteni Altin Lala. Vetë Kuzhe ende nuk ka vendosur për formacionin.

Curri ka thënë se Francën e pret ndeshje e vështirë.

“Do të jetë ndeshje shumë e vështirë për ne, por e vështirë edhe për Francën. Është përballje e rëndësishme”./KD/

5 komente në “Cana synon shtatë pikë në katër ndeshjet e fundit”

  1. andi says:

    Mos llapni kot, por pak rendesi ka rezultati. KRYESORJA eshte te silleni mire dhe Fairplay ne fushe neser mbrema dhe jo te lini nam se eshte e gjthe Franca qe na shef neser. Dhe dihet n.q.s populli francez krijon apo forcon nje imazh negativ ndaj nesh, te mos shpresojme qe Sarkozi na fton e nimon per ne Europe. Nuk na fusin as Turqit as Berluskoni me Kurvat 17-vjeçare, as Pandreu ne Evrope. Por vetem dyshja SARKOZI-MERKEL.
    Prandaj le ti tregojme neser mbrema popullit francez qe ne bojme pjes ne familjen evropiane dhe jo anadollake.

    1. LOLA says:

      mos u nxeh mos u nxeh mbaje me frena dore

    2. raimondi says:

      Ketu ke plotesisht te drejte –Ne ndeshje duhet te sillemi sa me korrekt –dhe sidomos tifozet duhet te kene kujdes te mos shajne kkundershtaret , sepse flrancezet jane komb tekanjoz –dhe i ven re keto gjera

      -Gjithe puna eshte sa te hyjme ne Europe –Po hyme ne Europe mos e cani trapin me, shani sa te doni
      -Por tani silluni me kujdes –ok?

      ——-Edhe mundesisht ta mundim Francen — do jete gje shume e mire –hahahahahahaha –Ta eliminojme fare

      ——Po ca emra ka Franca mor aman –Ekipet franceze jane kot fare
      –Ata jane lojtare njecike me te mire se keta tanet –por nuk jane ndonje kushedi se cfare francezet

      -Bravo Curri !–Po flet shume bukur ——Curri kujdes ne mesfushe , se mesfusha eshte kryesorja ne loje

      -Megjithate ne kemi mbrojtjen shume te dobet –qe rreshtohet shume keq dhe qendron statike , nuk eshte dinamike -,
      Te jete ne levizje gjithmone

  2. AK says:

    SARKOZY DEKLARON; NESE FRANCA HUMBET NDESHJEN DO TE SULMOJME SHQIPERINE.

    1. lola says:

      hahahahahahahahhahahahaha se ka mendjen se po merret me libine per momentin mos e zgjo ujkun qe fle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje