Policia e kryeqytetit do të marrë masat për mbarëvajtjen e zhvillimit normal të ndeshjes Shqipëri – Francë më datën 2 shtator në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa “.
Në një deklaratë për shtyp policia e Tiranës thekson se do të ketë kontrolle të imtësishëm gjatë hyrjes së sportëdashësve në stadium në drejtim të parandalimit të futjes në stadium nga tifozët, të sendeve të ndaluara si: Mjete e sende të forta, fishëkzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme etj.
Gjithashtu policia duke u kërkuar qytetarëve mirëkuptimin e tyre thekson se do të bllokohen segmentet rrugore që të çojnë për në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, duke filluar nga ora 14.00 deri më 24.00, duke bllokuar qarkullimin në rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Lekë Dukagjini”.
Më tej policia kërkon nga qytetarët respektimin me rigorozitet të rregullave të vendosura dhe kodit të sjelljes si para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv.
Servilet tane dhe 4uni i shelqeres e din mire qe po e krujten me francezet (nuk eshte nje lloj si me e krujt me Berluskonin apo Papandreun ketu), kane te bejne me Sarkozin, dhe dihet qe friken ja ka. Ka pas burra ma te forte ne bote si Ivuariani Bagbo apo Gadafi qe po i kap si mijt e lagur Sarkozi.
Shifeni numrin e policeve qe do mbroj atobuzin e kombetares franceze, keni per tu habitur, gjithe Tirona do jete ne shtetrrethim nser mroma nga frika qe ka çuni i Shelqeres ndaj Sarkozi. Eshte normale te kesh frike nga Sarkozi pasi ka nje influence absolute ndaj treshes: Merkel-Obama-Kameron.
çuni i shelqeres prej vicitoli do shkoj vete me Lulen te mbikqyrin punen e policeve neser mroma.
E di çuni i shelqeres ç’e priti Pbagbon qe u kap si mi i dhjer apo Gadafin qe strucet dhe kane per ta kapur forcat speciale franceze qe kane shku direk prej parisi ne Tripoli.
Dhe ky i joni po e shef ket, prandaj masa te rrepta per te mbrojt kombetaren franceze neser mroma.
Turp o shpellar !!!
Shume mire thote policia ,Te sillen mire me Francen ,sepse Franca edhe na ka ndihmuar dhe po na ndihmon per Koosoven
–Ndaj te sillemi me edukate , aq me teper qe francezet jane nje komb teper modern dhe i kultuaruar , edhe ne te tregojme edukaten tone …… edhe te fitojme 2:0 se nuk kemi ca bejme lol