Në Itali, paditen e sotme është mbyllur përfundimisht merkato e futbollistëve.
Ekipet kanë qenë aktive deri në sekondat e fundit dhe kanë shënuar disa goditje të befasishme.
Kështu, Milani ka marrë nga Palermo në minutat e fundit, mesfushorin Noçerino.
Interi ndërkaq, pas arritjes së Forlan, ka bërë edhe një tjetër goditje në sulm, duke afruar në ekip argjentinasin e Lacios, Mauro Zarate.
Ekipi më aktiv ka qenë Roma, që ka mundur të marrë ditën e fundit të merkatos mesfushorët Gago e Pjaniç, si dhe mbrojtësin Kjaer.
Juventusi, përveç mesfushorit Elia, nuk ka bërë ndonjë goditje, sidomos në mbrojtje, ku pritej të afrohej ndonjë lojtar.
Ndërsa në Itali merkato është mbyllur, në vendet e tjera ajo do të vazhdojë deri në mesnatë.