Ronaldo: Reali është klubi më i mirë në botë

4 Shtator 2011, 14:31Sport TEMA

Ylli portugez Cristiano Ronaldo vlerëson se skuadra më e madhe në botë është Real Madridi e jo Barcelona. Sipas tij, skuadrat e tjera sulmojnë Realin për shkak të xhelozisë që ndiejnë ndaj këtij klubi.

Ronaldo me bashkëlojtarët e tij te Real Madridi vitet e fundit po kanë probleme për të ndalur Barcelonën. Ekipi katalunas po dominon plotësisht në futbollin spanjoll dhe atë evropian. Reali është dashur të pajtohet me pozitën e dytë në La Liga në tri edicionet e fundit. Titulli i ka takuar Barçës.

Ronaldo, që në vitin 2009 u transferua nga Manchester Unitedi në “Santiago Bernabeu” për 93 milionë euro, thotë se luan në skuadrën numër një në planet.

“Real Madridi është skuadra më e mirë dhe më e madhe në botë. Kjo është shumë e vërtetë, por disa skuadra të tjera nuk e pranojnë për shkak të xhelozisë”, ka thënë Ronaldo, shkruajnë të shtunën mediumet spanjolle.

Portugezi ende nuk është pajtuar me eliminimin e Realit nga Barcelona në gjysmëfinalen e edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve. Barça më pas fitoi titullin e garës kryesore evropiane të klubeve, duke e mposhtur në finale Manchester Unitedin.

Ronaldo thotë se përgjegjësia për eliminim e Realit i takon arbitrit të ndeshjes, që sipas portugezit favorizoi Barcelonën.

“Jemi eliminuar në mënyrë të padrejtë nga Liga e Kampionëve, por duhet të mësohemi të jetojmë me gabime të tjerëve që na kushtuan shumë”, tha Ronaldo.

Ronaldo 26-vjeçar është optimist se edicioni 2011/12 do të jetë i skuadrës që drejtohet nga trajneri Jose Mourinho. Ai pret një vit madhështor për Realin, që do të luftojë për të gjithë trofetë e mundshëm.

“Do të jetë një vit i madh dhe i mbarë për Realin. Këtë do ta dëshmojnë sukseset tona, pasi jemi shumë të fortë dhe mund t’i arrijmë të gjitha”, deklaroi Ronaldo.

Reali kampanjën 2011/12 në La Liga e ka nisur me fitore bindëse 6:0 në udhëtim kundër Real Zaragozas. Në këtë ndeshje Ronaldo shënoi “hat-trick”. Ronaldo edicionin e shkuar ishte shënuesi më i mirë në La Liga me 40 gola./kd/

1 komente në “Ronaldo: Reali është klubi më i mirë në botë”

  1. gjysho dominoja says:

    Reali nuk ndalet se bleri si futbolliste dhe trajnere me te mire ne bote, por ka tre vite qe nuk fiton asnje titull si dhe ne takimet direkt me Barcelonen gjithmone zgerlaqet. DHe keshtu do te ndodhi deri sa ekipi te largoje Mourinjon e Ronaldon te dy egoista dhe cmirezinj. Para BARCELONA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje